Qershia, fruti i parë i sezonit, ka nisur të vilet në zonën e Darsisë në Lushnjë, e cila njihet prej kohësh për prodhimin e drufrutorëve. Kodrat që hijeshojnë këtë zonë janë të kultivuara me ullinj, qershi, kajsi, dardhë shegë e pemë të tjera. Koha e vjeljes së qershisë ardhi dhe çmimi që i ofrohet fermerit është 300 deri në 350 lekë për kg. Ky çmim edhe pse duket i lartë, nuk krahasohet me çmimin 1000 lekë për kg e ndoshta dhe më shumë që tregtarët po e shesin në tregun e pakicës. Në këtë rast të fituar dalin tregëtarët dhe të humbur fermerët, por më shumë të humbur konsumatorët, për të cilët qershia për momentin është “mollë e ndaluar”. Në këto kushte, fermerët kultivues të qershisë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Çmimi në stendat e shitjes së frutave me pakicë për një kg qershi varion nga 1000 lekë në Lushnjë deri në 1500 lekë në Tiranë.  Konsumatorët duhet vetëm të kënaqen duke e parë, sepse duhet të mendohen mirë për t’a blerë e ngrënë pasi boshatisin xhepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds