Besimtarët të shumtë ortodoksë lushnjarë morën pjesë të premten pasdite në ceremoninë e Udhës së Kryqit, e njohur ndryshe si lëvizja e Epitafit të Krishtit e cila përshkoi shëtitoren e qytetit, drejtuar nga Dhiakon Leonard Dedja dhe At  Arkip Koçi dhe që i paraprin Ngjalljes së Krishtit, ose Pashkës në datën 5 maj. Përpara fillimit të shërbesës, në kishën e ortodokse të Lushnjës dhe në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë u përgatitur një “varr” (Kuvuklion) në mes të Kishës i zbukuruar me lule. Gjithashtu një ikonë e veçantë e pikturuar ose e qëndisur në një pëlhurë (Epitaf), ku paraqitet Shpëtimtari i vdekur, u vendos në Tryezën e Shenjtë.

Për besimtarët ortodoksë kjo është Java e Madhe e Shenjtë dhe dita e djeshme përkon me të Premten e Zezë ku përkujtohen Pësimet e Jezu Krishtit.

Mesnata mes 4-5 majit kulmon me Ngjalljen e Krishtit dhe ceremonia në kishën ortodokse Lushnjë fillon në 23:00 të së shtunës, për të vijuar deri në orët e para të së dielës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *