Qytetarë të shumtë lushnjarë festuan dje 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjës. I pranishëm ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, përfaqësues të besimeve fetare. Koncerti festiv i organizuar me artistët lushnjarë u hap me këngën e Kongresit. Historiani Niko Ferro më pas i shoqëroi të pranishmit që të vizitonin ambientet e brendshme të shtëpisë së kthyer tashmë në muze që vizitohet çdo vit nga mijëra vizitorë.

Ministri Balla tha se kongresi është ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë, pasi shteti shqiptar e ka themelin në Lushnjë. Ai falenderoj qytetarët dhe familjet atdhetare lushnjare që i dhanë garancinë 50 delegatëve nga gjithë Shqipëria se në Lushnjë do zhvillohej ky kongres.

Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i coptimit të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds