Shqiptarët nderojnë sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremtojnë 112 vjetorin e pavarësisë. Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i kësaj date të shënuar mbarëkombëtare, mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.

 Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.

Dita e pavarësisë është një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, ku vlerësohet historia, kultura dhe identiteti kombëtar.E nga ana tjetër deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vendosur  kurora me lule të varri i Ismail Qemalit në Vlorë, të ndarë nga përkujtimet e bëra më herët nga Partia Socialiste. Në një komunikim me gazetarët, Noka uroi festën e Pavarësisë duke thënë se uron që viti tjetër t’i gjemë më të bashkuar dhe me një Shqipëri ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds