Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasit me iniciale E.H dhe A.H, që akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave.

Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se pasuria e dy personave është rreth 8.5 milion lekë dhe gjashtë makina, që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

“Në funksion të procedimit penal, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të tyre dhe personave të lidhur me këtë çështje, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive.

 Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

 “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit E.H dhe A.H., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

Gjithashtu në të njëjtën datë iu sekuestrua ne banesë edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds