Dje rreth orës 18:55 në lagjen Qafhardhi në Shkodër ra një zjarr tepër i madh. Shërbimet zjarrfikëse punuan për fikjen e tij dhe Policia e Shtetit evakuoi banorët e banesave në zonën përreth. 25 mjete zjarrfikse nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka, Lezha, Ulqini, Tivari; 110 forca zjarrfikse; 30 ushtarë të Regjimentit Vau Dejës; 160 forca të Policisë së Shtetit; 3 ambulanca të urgjencës mjekësore me personel mjekësor dhe 1 helikopter Cugar i Ministrisë së Mbrojtjes vijuan operacionn për fikjen e plotë të zjarrit.
Sot një ditë më pas, e gjithë zona është kthyer në rrënoja dhe hi.
Zjarri ra brenda tregut të rrobave të përdorura, më pas u përhap në banesat që ndodheshin pranë dhe dogji 5 banesa. Gjithashtu 80 njësi tregtare u dogjën nga zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi tregu në momentin kur ra zjarri ishte mbyllur.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit të frikshëm,