Rreth orës 13:00 në fshatin Sulzotaj ka rënë një zjarr i madh. Zjarri mund të kthehej në tragjedi për disa familje rome që jetojnë aty pranë, por më të marrë njoftimin zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë fikur zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës. Jashtë kamerës disa romë thonë që ndihen të rrezikuar prap nga zjarri se nga era e fortë zjarri mund të rindizet dhe të marrë hov përsëri. Punonjësit e zjarrfikëses luftuan për disa orë për fikjen e zjarrit, pasi vatrat e zjarrit riaktivizoheshin.