Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një biznes në afërsi të urës, mbi lumin Shkumbin, në afërsi të autostradës në vendin e quajtur Qafa e Sokolit në Lushnje. Biznesi ishte një fabrikë përpunimi lëndësh drusore e specializuar në prodhimin e paletave. Nga zjarri i rënë fabrika është shkrumbuar totalisht. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit e Lushnjes rrogozhinës Peqinit dhe Divjakës të cilët kanë izoluar flakët e mëdha dhe nuk i kanë lejuar të përparojnë drejt lagjes së banuar, ngjitur me biznesin. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materjale, ku pirgjet me dru janë djegur tërësisht.
Sipas zjarrfikësve të Lushnjes, shkak i zjarrit ka qënë linja e transmetimit e energjisë elektrike.
Era e fortë rreth ores 19.30 ka shkaktuar masë në përcjellësit pranë biznesit, duke shkaktuar shkëndija të cilat sollën ndezjen e zjarrit.
Zjarrfikësit gjatë gjithë natës kanë monitoruar situatën dhe kanë ruajtur perimetrin e sigurisë për banesat ngjitur.
Lënda drusore me të cilat prodhoheshin paleta, është djegur plotësisht. Zjarri është shuar mëngjesin e sotëm dhe punonjësit e Osshe janë duke punuar për riparimin e defektit.