Nje zjarr ka rënë pasditen e djeshme në fshatin Lavdan të Mallakastrës , pranë ish- kombinatit të përpunimit të thellë të nafrës në Ballsh ku shtëllungat masive të zjarrit “ pushtuan” qiellin.

 Zjarri ka rënë në disa ish- depozita me lëndë djegëse , gjatë punës për cmontimin e njërës prej tyre , me kapacitet 10 mijë metër kub, por e dalë jashtë funksionit që prej mbylljes së uzinës , dhe kontakti i trokosë me mbetjet e naftës në depozitë ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri.

 Zjarri i përhapur me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era e fortë ka bërë që të mbulohet nga tymi i zi e gjithë hapësira e fshatit Lavdan dhe qytetit të Ballshit, duke shkaktuar edhe ndotje të madhe të ajrit.

 Ndërkohë si pasojë është djegur edhe një sipërfaqe me bimësi të egër. Ndërkohë dy punonjësit e kompanisë private , përkatësisht 49 dhe 56 vjec janë proceduar penalisht për ndotjen e ajrit si shkak i pakujdesise në punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds