Rreth 12 km llogaritet perimetri i zjarrit në kullotat e Malit të Gjerë, i cili i ndihmuar nga era dhe terreni i thatë po përparon me shpejtësi drejt Gjirokastrës.

Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë rreth 100 persona, efektiva zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë. Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri, të cilat kanë largësi nga njëra-tjetra.

Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe. Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds