Në zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në mesditë në një stan bagëtish në fshatin Mbrostar Ura të Fierit.

Në stan ndodheshin 350 bagëti, që u shpëtuan në kohë falë ndërhyrjes së banorëve. Flakët kanë shkrumbuar kasollen, bimësinë përreth dhe disa mjete bujqësore, një makinë dhe një autokombajnë. Në vendngjarje, kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit, por operacioni është i vështirë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Aktualisht, nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që ka mbërritur edhe policia për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds