Zjarri që po vazhdon të ndjekë shkurre dhe kullota afër fshatit Ogaj të Tropojës nuk është arritur të shuhet as gjatë natës.
Edhe pse gjatë ditës së sotme është punuar nga kapacitetet e angazhuara në dy drejtime për izolimin e vatrave të zjarrit në Mahallën e Epërme dhe në veri të lagjes Hajdarmataj në kodrat e Stobërtës të fshatit Zoga, për momentin është bërë izolimi i vatrës së zjarrit. Flakët tashmë i janë afruar zonave pyjore të fshatit Zherkë duke rrezikuar kështu hapjen e një vatre të re zjarri. Për të shuar zjarrtin në kë të aksin kanë marrë pjesë.
për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit në rajonin e Zogajt, janë angazhuar trupa të forcave të armatosura, batalioni komando me 100 efektivë e 12 mjete, reparti ushtarak si dhe autozjarrfikëse.
Në çdo verë, vatrat e zjarrit i gjejmë prezente nga veriu në jug në jug të Shqipërisë, ku në shumë raste janë po vetë banorët që i vënë zjarrin pyjeve për të hapur kullota të reja, pa menduar për katastrofën mjedisore që ata shkaktojnë.