Sot paradite ka rënë zjarr në një pallat 5 katësh në qendër të Lushnjës pranë Shtëpisë Muze të Kongresit. Hyrja është djegur komplet pasi e moshuara duke bërë gjëllën është shkëputur një moment nga kuzhina dhe flaka nga bombula e gazit me të cilën po gatuante është  përhapur në gjithë ambjentin me shumë shpejtësi. Flakët rrezikuan gjithë ndërtesën dhe ishte ndëryrja e menjëhershme e zjarrfikëses ajo që ka bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda për banorët që banojnë në atë pallat. E moshuara në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë jashte banesës dhe nuk ka lëndime, por është dërguar në spital për kontroll mjekësor. Për shkak se u dogj e gjithë banesa në katin e parë ka dëme të konsiderueshme materiale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds