Zjarret masive kanë rënë në tokat bujqësore mes fshatit Gjazë dhe Toshkëz të Bashkisë Lushnjë. Djegia e mbetjeve bujqësore kryesisht në të korrat e grurit vazhdimisht del jashtë kontrollit për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Zjarri masiv në orët e mesditës ka djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe. Zjarri ka rrezikuar seriozisht pronat e fermerëve të mbjella me ullinj,sera, vreshta e me misër.

Apeli i  vazhdueshëm i institucioneve ligjzbatuesë dhe autoriteteve vendorë është shpërfillur nga ana e fermerëve që luajnë me zjarrin. Fermerët që u rrezikohen pronat nga zjarri bëjnë apel që shteti të ndërhyjë

Ndërkohë shumë fermerë kanë rendur me mjetet bujqësore të ruajnë pronat e tyre për mos t’u përfshirë nga zjarri.

Sektori Zjarrfikës i Lushnjës disponon vetëm një minizjarrfikëse, pasi të tjerat janë jashtë funksionit dhe kjo stinë zjarresh është tepër e vështirë për zjarrfikësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds