Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Vajkanit në një vend të quajtur poligon, në Fier. Zjarri është përhapur më shpejtësi duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe parcela me ullinj. Pas njoftimit të banorëve i menjëhershëm ishte reagimi i zjarrfikësve dhe policisë. Në vendngjarje ndodhen 5 automjete zjarrfikëse, të Fierit, Lushnjës dhe Rroskovëcit të cilat po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.

Ndërkohë policia po heton rrethanat e zjarrvënies dhe gjetjen e autorit të saj.

Vatrat e zjarrit vazhdojnë të përhapen në kodrat e Myzeqesë edhe pse ka patur paralajmërime të shumta nga Policia për dënimin e përsonave që ndezin zjarret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *