Terreni i vështirë kodrinor dhe me mungesë rrugësh për të shkuar mjetet zjarrfikëse, e bën edhe më të vështirë situatën.
Zjarrfikësit e Lushnjes, punonjësit e policisë dhe punonjës të strukturave mbështetëse të bashkisë kanë shkuar për të izoluar vatrën e zjarrit me mjete rrethanore dhe me pompa shpine.
Në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe zjarrfikës nga Fieri dhe Patosi por vështirësia mbetet për shkak të terrenit. Zjarri vijon të djegë sipërfaqe me bar të thatë e shkurre. Fatmirësisht nuk rrezikohet asnjë banesë pasi zjarri është larg tyre. Për fat,nata ishte e qetë dhe nuk frynte erë çka do të vështirësonte situatën. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në kodrën e Lekajt. Terreni i vështirë bën që zjarrfikësit ta kenë të pamundur të shkojnë me mjete ujëmbajtëse. Vijon puna me mjete rrethanore për shuarjen e vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit dhe punonjësit e ndërmarrjeve mbështetëse të bashkisë,vullnetarë dhe banorët e fshatit kanë qenë gjithë natën në ruajtje të banesave