Falë ndërhyrjes në kohë të vetë banorëve, efektivëve të dy zjarrfikëseve të Lushnjes dhe policisë së shtetit, është bërë e mundur izolimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri i rënë në hyrje të fshatit në anë të hekurudhës ka agravuar duke djegur pemë e sipërfaqe tokash me bimësi të thatë.
Era e fortë ka ndihmuar zjarrin të përhapej ndërkohë për rreth dy orë zjarrfikësit dhe banorët kanë luftuar për të mbajtur flakët larg banesave.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe ekspertët e policisë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Shefi i zjarrfikëses, Xhezmi Metushi tha se ky rast ishte një ndër më të vështirët, pasi flakët iu afruan shumë banesave.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta