Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje me shkurre dhe dushk në njësinë administrative Shupenze.

Edhe pse në temperatura jo të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, e ndihmuar edhe nga era. Zjarri i është afruar fshatit Mazhice ku mund të rrezikojë edhe banesat.

Për shuarjen e zjarrit ka shkuar edhe zjarrfikësja, por e ka patur të pa mundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *