Sot u zhvillua provimi i dytë i maturës shtetërore 2023, lënda: Gjuhë e Letërsi Shqipe.

Si edhe provimi i mëparshëm, maturantët e të gjitha shkollave të bashkisë Lushnjë u sistemuan në 4 qendra  në shkollat e qytetit e pikërisht në gjimnazin “18 Tetori”, “Jani Nushi”, “Vath Korreshi” dhe “4 Dëshmorët”.

Në shkallë republike numri i maturantëve që iu nënshtruan provimit të radhës ishte 33 mijë nxënës nga të cilkët Lushnja kishte  743 maturantë.

Provimi në Lushnjë filloi disa minuta me vonesë për shkak se Ministria e Arsimit ndërroi në momentet e fundit  administratorët vendas dhe nw vend tw tyre solli mësues administrator nga Fieri dhe Vlora, një pjesë e të cilëve erdhën me vonesë.

Nga informacioni që ka siguruar televiziobni 4 plus, ky ndërrim i administratorëve u bë për shkak se Ministria  e Arsimit ka dashur të forcojë rregullin e zhvillimit të provimit dhe mundësisht të shmang ndërhyrjet për  kompromise të nxënësve me mësuesit e qytetit.

Sipas rregullores, provimi duhet të zhvillohej brenda dy orë e 30 minuta, pra nga ora 10 deri më 12 e 30 minuta.

Jashtë kamerës, nxënësit  u shprehën se testi ishte i nivelit mesatar, me pyetje me alternativë dhe krijimtari.

Nuk është ndonjë cudi e re fakti që ashtu si në provimin e anglishtes, edhe  për gjuhën e lëtërsinë shqipe fill pas 10-15 minutave që kishte filluar provimi,  doli testi në internet.

Pas orës 12 e 30 minuta, nxënësit dozëzuan përgjigjet e pyetjeve me shkrim dhe administratorët i kaluan ato me procesverbal në Zyrën arsimore.

Korrigjimi  i  provimeve të maturës bëhet në Tiranë nga një grup specialistësh të zgjedhur nga Ministria e Arsimit.

 Përgjigjet e provimit nxënësit kanë mundësi t’i shikojnë edhe online, pas njoftimit që publikon ministria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds