Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Lushnjë.

Përpara fillimit të mbledhjes  zëvëndës kryetarja e këshillit dhe kryetarja e bashkisë kanë shprehur një mësazh sensibilizues në kuadër të ditëve të promocionit“dhuna ndaj grave “.

Mbledhjen e ka nisur zëvëndës kryetarja e këshillit znj. Merjeme Dervishi  e cila  ka parashtruar pikat e rendit të ditës dhe më pas fjalën e mbajti kryetarja e bashkisë znj.Eriselda Sefa .

Sipas rendit të ditës u diskutuan  mbi miratimin e fondit për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike , fondi i kushtëzuar është deri në 6%.

Gjithashtu pati debate për pikën numër 6,për një shtesë në V.K.B –në në datën 30.09.2024,mbi përdorimin e fondit rezervë për shpërblimin e nxënësve ekselent.

Pasi z. Klement Cela theksoi se një nxënëse ekselente nuk ka marrë shpërblim nga zyra arsimore.

Në këtë mbledhje u vu re se  kishte mungesë të shumë këshilltarëve të PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds