Demokratët votojnë sot për kryetarin e ri të PD-së. Në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Që prej orës 8:00 qendrat e votimit janë hapur për anëtarët e PD-së, ato do të vijojnë të presin votues deri më 19:00. Nga raportimet e gazetarëve, në Bashkinë e Lushnjës dhe Bashkinë e Divjakës procesi po vijon i qetë, pa asnjë problematikë.

Anëtarësia e PD-së Dega Lushnjë është thirrur sot për të votuar për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike. Votimi ka nisur në orën 8 të mëngjesit në një ambient privat të konfirrmuar nga kryesia. Janë të regjistruar 1184 anëtarë me të drejtë vote.

Dega e PD-së në Divjakë ka nisur votimin për kryetar që në orën 8 të mëngjesit dhe vijon normalisht. Sipas informacioneve nga Komisioni i Votimit në Bashkinë e Divjakës janë 480 anëtarë me të drejtë vote. Anëtarët për të votuar kanë me vete kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds