Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme për drejtuesit e forumeve.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se është mbyllur ndërkohë  procesi i votimit për propozimet e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarë të PD.

“Anëtarët kanë votuar propozimet që ka bërë Basha, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët etj. Te kjo fletë votimi, këshilltarët dhe anëtarët kanë votuar me po ose jo, propozimet e bëra.
Do ketë një komunikim zyrtar nga PD në lidhje me rezultatet e votimit. Ajo çka do marrë më shumë kohë do jetë zgjedhja e 15 emrave për Kryesinë”, tha Stafa.

Zyrtarisht është bërë e ditur se ish nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili e drejtoi këtë forcë politike për më shumë se një vit pasi Basha dha dorëheqjen, do të votëbesohet në Këshillin Kombëtar si sekretar i përgjithshëm në vend të Gazment Bardhit. Ndërsa katër nënkryetarët do të jenë Roland Bejko, Flutura Açka, Kreshnik Collaku dhe Oriola Pampuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds