Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka mbijetuar disa atentateve nga Rusia.
Në një intervistë për The Sun, udhëheqësi të cilin media e cilëson “me zemër luani”, tha se të paktën pesë ose gjashtë komplote për ta vrarë atë ishin prishur nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës .
Presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë.
Ai tha se njerëzit e tij janë të lodhur nga sulmet ajrore, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre.
“Nëse i pyet ata a jeni të gatshëm t’i dorëzoheni Rusisë , tokat tona? A jeni gati të flisni me rusët se si t’i jepni fund gjithë kësaj? “A jeni gati për kompromis, personalisht, me Putinin dhe a jeni lodhur nga kjo? Ata do t’ju thonë se nuk jemi të lodhur. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë më tej.”
I pyetur nga The Sun nëse Ukraina do të shfrytëzonte një shans për të vrarë Putin nëse do të krijohej një mundësi, Zelensky tha:
“Kjo është luftë dhe Ukraina ka të gjitha të drejtat për të mbrojtur tokën tonë”.