Prokuroria e Tiranës dyshon se familjarët e një të dënuari në Britaninë e Madhe përdorën një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, të cilat kishin si pritëse finale motrën e tij, një 41 vjeçare që ishte e punësuar në drejtorinë e shërbimeve qeveritare.
Shtetasit O. H, një i dënuar në Angli, u sinjalizua për Prokurorinë nga krimit ekonomiko financiar, pas dyshimeve se brenda pak muajsh në llogarinë e saj u dhuruan nga të afërmit 180 mijë euro.
Dhurata e parë iu kalua motrës të të dënuarit nga ish kunati i cili rezulton i vetpunësuar për transport mallrash.
Në datën dy prill ai i dhuroi të resë 40 mijë euro, duke arsyetuar kalim sipas deklaratës notariale, në një kohë që hetimi provoi që nuk ekziston një deklaratë e tillë.
Një javë më vonë në llogarinë e gruas depozitohet dhurata e dytë prej 90 mijë euro nga tezja e saj dhe një muaj më pas një person që e prezanton si mbesa i kaloi në bankë edhe 20 mijë euro .
Shumat e tjera sipas prokurorisë janë të depozituara cash nga 41 vjeçarja që i ka shpjeguar si kursime dhe të ardhura nga shitja e një automjeti.
Duke gjurmuar dhuratat monetare prokuroria kërkoi sekuestron preventive të disa aseteve dhe automjeteve që dyshohen se janë të krijuara nga paratë e drogës.