Kryeministri Edi Rama është kujdesur këtë të shtunë t’iu bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mesazheve të rreme që hiqen si personazhe publike me qëllimin zhvatjen e parave.
Kjo skemë virtuale po përdoret prej kohësh jo vetëm në emër të institucioneve të ndryshme, por tashmë edhe në shtirje si personazhë publik të njohur, ku nuk kanë munguar rastet e manipulimit duke dërguar mesazhe si politikanë, si psh Jam Rakip Suli. Mesazhet mashtruese dërgohen sikur kanë burim politikanët, postën, bankën, apo agjencitë turistike.
Reagimi i kryeministrit Rama tregon nevojën për të pasur vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni. Ai shkruan se Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.