Operacioni është zhvilluar në një vilë 4 katëshe, ku u zbulua një laborator i kultivimit të marijuanës. Brenda tij u gjetën 557 bimë marijuanë dhe 34 kg 476 gram marijuanë.
Autoritetet greke kanë zbuluar dhjetëra bimë kanabis, 34 kilogramë kanabis të tharë dhe armë të rënda gjatë një operacioni të organizuar të zhvilluar ditën e djeshme në Rethymno. Nga informacionet e deritanishme mësohet se janë arrestuar dy persona, një 34-vjeçar grek dhe një shqiptar 32-vjeçar. Ndaj një tjetër 43-vjeçari grek është nën hetim.
Arrestimet u kryen kur sasi të mëdha droge dhe automatikë u gjetën në bodrumin e një rezidence në zonën e Rethymnon. Operacioni është zhvilluar në një vilë 4 katëshe, ku u zbulua një laborator i kultivimit të marijuanës. Brenda tij u gjetën 557 bimë marijuanë dhe 34 kg 476 gram marijuanë.
Kontrollet e policisë kanë zbuluar edhe 10 armë zjarri automatike si dhe 13 mijë e 65 euro. Policia greke bën me dije se janë sekuestruar 34 kilogramë e 476 gramë kanabis të papërpunuar, 557 bimë kanabis, 9 automatikë me karikatorë, një pushkë ushtarake me karikator bosh, 13 065 euro, peshore dhe 3 aparate telefonike. Gjithashtu, është konfiskuar edhe një motoçikletëi cili përdorej si mjet për transportin e lëndëve narkotike.