Këtë të enjte forcat e RENEA-s kanë “zbarkuar” në Shkodër me urdhër të SPAK.  

 Mësohet se me urdhër të prokurores Elida Kackini, kontrollet janë kryer në disa banesa të eksponentëve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë qytet.

Po ashtu mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e Izmir Sakicës, i cili është shpallur në kërkim pas atentatit të Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona, dy të pafajshëm dhe shënjestrat Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Atentati në fjalë ende mbetet i pazbardhur, ndërsa i ka kaluar për hetim SPAK.Sipas informacioneve paraprake, kontrolle janë ushtruar edhe në banesa të fisit Bajraj dhe Bilali.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds