Detaje të reja janë zbuluar gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili po zhvillohet sot në vend.
Janë zbardhur 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.
GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste, ku mes tyre ka masa sigurie për dy oficerë policie.
Gjithashtu është vendosur masë arresti shtëpiak për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan.
Mes personave të akuzuar është edhe për “Darin e Elbasanit”, i cili u arrestua disa muaj më parë në Dubai.
Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.
Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.