Banorët e fshati Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj patën një takim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka.
Zoti Sharka shpalosi programin e tij përpara banorëve, duke u fokusuar kryesisht tek programi për zhvillimin e bujqësisë dhe pwrmirwsimin e kushteve tw jetesws nw fshat.
Ne ju ofrojmë një program i cili ndikon drejtpërdrejt në bujqësi,
10% e buxhetit të bashkisë Lushnjw do të shkojë për skemën vendore të grandeve në bujqësi.
8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për dëmshpërblimin nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Do të krijojmë Bursën e çmimeve të fruta-perimeve për të mbrojtur fermerët, tha zoti Sharka.
Gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e koalicionit ”Bashke fitojme” zotin Eduart Sharka, banorët e fshatit Cukas i ri ngritën shqetësimet e tyre te zvarritura në këto 16 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *