Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë për mediat serbe teksa ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd, u shpreh se muaj në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret që të ketë më shumë presion lidhur me situatën në Kosovë.

“Besoj se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pres shumë presion apo ‘kërcënime’ për situatën në Kosovë. Edhe pse nga pala e tyre janë treguar të papërgjegjshëm dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, ka deklaruar ndër të tjera Vuçiç.

Sa i përket situatës më Mal të Zi, Vuçiçi deklaroi se nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se do të japë komentin e tik pasi të formohet qeveria malazeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds