Një shqiptar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në zemër gjatë një sherri në Via San Giovanni.
Burri vdiq më pas në spitalin Cattolica. Viktima është Dritan Idrizi, 38 vjeç, i dënuar për drogë, nga San Giovanni in Marignano (Rimini).
Ai kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje bashkëfshatarësh.
Sipas medias italiane, atij i është dashur të marrë një shumë prej 5 mijë eurosh.
Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me dy-tre të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë banoren shqiptare në pallat. Më pas një person është armatosur me thikë dhe ka goditur tri herë në gjoks Idrizin.
Të tjerët të pranishëm në përleshje u trajtuan në spitalin e Pesaros. Askush nuk është arrestuar deri më tani, por mbi ta mund të rëndojnë akuzat vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë.