Arrestohet në Gjermani autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Sanaj akuzohet për plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armëmbajtje pa leje, eksplozive etj.
Kujtojmë se më 3 tetor të vitit 2022, rreth orës 22:50 te Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar për vdekje shtetasin Briken Sanaj