Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier.
Fillimisht 23-vjeçari u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte. Sipas burimeve të informacionit , ai është qëlluar tre herë me thikë pas një kioflikti të castit, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk ka mundur t, u mbijetojë plagëve të rënda.
Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bërë divorci mes autorit dhe ish- bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë.
Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar me thikë. Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.