Vrasja e një 49-vjeçari në Shënavlash të Durrësit, nga fëmijët e tij tronditi publikun. Policia arrestoi dy djemtë e viktimës dhe vajzën e tij, si dhe procedoi bashkëshorten. Krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr. Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së qarkut Durrës Skënder Hitaj tha se Meta u qëllua me pistoletë. Motivi konfirmoi policia, ishin konfliktet e vazhdueshme pasi viktima donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.

Vëllai i Pëllumb Metës ka hapur dyert e banesës për të pritur ngushëllime. Gruaja e viktimës nuk ishte e pranishme në ceremoninë mortore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds