Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për autorët e vrasjes së të miturit, Fation Bici. Në fuqi u la dënimi që Gjykata e Elbasanit dha më 29 prill 2024 që i dënonte në total adoleshentët me 46 vite.

Ndërkohë, babi i viktimës ka reaguar pas vendimit të apelit, duke e konsideruar një padrejtësi. Sipas babait të Fatjon Bicit, kjo është vrasja e dytë që po i bëhet djalit të tij. Ai shprehet i revoltuar, teksa ka kërkuar të merren masa.

Mësohet se në seancën e sotme mbrojtja kërkoi që të mos pranohej gjykim i shkurtuar, të kthehej në shkallë të parë ose në edhe një herë në Apel.

Bici u vra me thikë më 16 maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e dyshuar rreth moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds