Prokuroria  e Fierit kërkon 25 vite burg për autorin e vrasjes së Haxhi Ballës dhe plagosjen e të birit, si dhe 17 vite burg për bashkëpunëtorin. 

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 20.07.2022, në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, ku  Armando Borici dhe vëlli i tij G.B, për shkak të konfliktit të çastit kanë goditur me thikë Haxhi dhe Aleks ballën, babë e bir.

Si pasojë e plagëve të marra, Haxhi balla ndërroi jetë.

“Pas zhvillimit të gjykimit me ritin e gjykimit të zakonshëm, organi i akuzës në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka kërkuar: Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy personave, në dëm të shtetasve H.B e A.B dhe në bazë të nenit 79/dh i K.Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurit B për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit A.B, dhe në bazë të nenit 76-22-25 të K.Penal, dënimin e tij me 17 vjet burgim”njofton prokuroria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds