Një familjare e afërt e Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në mënyrë makabre, ka dhënë një dëshmi tronditëse në emision televiziv.

Ajo tregoi se familja e viktimës ka dyshime te e ëma e Kastriot Cenkos, bashkëshortit të viktimës.

Sipas saj mamaja e autorit të vrasjes ka ndërhyrë në telefon kur motra e Albës ka komunikuar me Kastriotin, duke ngritur dyshime për një implikim të mundshëm të saj.

“Jam e afërme me të ndjerën, madje kam prova, kemi bërë video duke folur motra e Albës me atë monstrën në telefon dhe dyshojmë se ka gisht dhe e ëma e Kastriotit sepse ndërhynte duke folur në telefon. Dyshimi ynë është për të ëmën. Na ka ardhur shumë keq, ishte shumë e mirë e ndjera, jo si thoshte ai monstra”, tregoi ajo.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds