Dy vëllezërit, Arjon dhe Klisman Hasa kanë dalë sot para gjykatës së Shkodrës kur pritet të njihen me masën e sigurisë. Vëllezërit Hasa, dyshohet se planifikuan dhe vranë Ramazan Matajn në fshatin Dragoç të Postribës.

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i viktimës u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre.

Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qrnë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds