Muaji korrik ka nisur me temperatura të larta dhe të shumtë janë pushuesit kryesisht të huaj të cilët kanë zgjedhur pikërisht qytetin bregdetar të Vlorës për të kaluar pushimet e tyre.

Të ardhur nga Hungaria, Franca por edhe shqiptarë të diasporës, Kosovës e Maqedonisë së veriut kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar. Sipas tyre Vlora ofron gjithçka kërkojnë pushuesit duke nisur nga klima, deti i pastër apo edhe mikpritja e ushqimi.

“Jam nga Hungaria dhe do të qëndroj jë Vlorë pesë ditë. Më pëlqen Vlora , sepse në këto momente nuk ka shumë turist. Çdo gjë e këndshme, dhe e mrekullueshme”

“Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen dhe Vlora. Jetoj në Francë por me origjinë Marokene.Kam ardhur së bashku me familjen prindërit motrën dhe e dashura ime e cila është Shqiptare. Më pëlqen Vlora deti ushqimi, por dhe mikpritja e cila është e mrekullueshme këtu”.

“Jam nga Moldavia është eksperiencë për të dytën herë, dhe vi këtu për të takuar miqtë e mi Shqiptar. Dhe dua të shijoj detin ushqimin mikpritjen që është e mrekullueshme.”

“Kjo është eksperienca ime e parë në Shqipëri , ndodhem në Vlorë për pushime për të parën herë. Më pëlqen deti dhe ushqimi, ndoshta, pse jo do të rikthehem sërish”.

Vlora mbetet destinacioni i preferuar për pushimet verore. Të huajt janë tashmë të kombësive të ndryshme ndërsa muaji korrik ka nisur me kushte ideale për pushuesit ndërsa pritet që në vijim Vlora të regjistroi edhe një numër më të lartë pushuesish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds