Historia tragjike e 18 vjeçares nga Fier-Shegani i Lushnjës e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ka sjellë shumë trishtim në familjen Drajçi. Sipas familjarëve të Entilio Drajçit, e fejuara e tij ishte trajtuar më së miri. Vjehrra e 18 vjeçares, thotë që si çift nuk kanë patur probleme. Çifti duhej prej dy vitesh dhe në datën 6 janar,kur vajza mbushi 18 bënë ceremoninë e fejesës.
Familja Drajçi jeton në fshatin Çukas tre kilometra larg Fier-Sheganit ku banonte vajza.