Viti 2024 ka nisur me vjedhje të shumta në biznese dhe banesa të qytezës së Cakranit. Lajmi konfirmohet nga pronarë biznesesh dhe nga banorë të kësaj qyteze. 

Jashtë kamerave pronarët e një parukerie, një minmarketi dhe një fabrike prodhim vaji, kanë pranuar se bizneset e tyre jane vjedhur.  Hajdutët kishin marrë mall dhe para kesh. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë deklaratat e tyre dhe kamerat e sigurisë për të hetuar rastet e shpeshta të vjedhjeve.

Kontaktuam me  zëdhënësen e Drejtorisë së Policisë Vendore në Fier  për marrjen  informacionit  se sa vjedhje janë kryer gjatë muajit shkurt në zonën e Cakranit dhe çfarë masash janë marrë, por ajo tha se nuk ka raportime për vjedhje në këtë zonë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds