Kultura e grurit në zonën më të përshtatshme në vend atë të fushës së tërbufit është drejt zhdukjes. Gruri, një nga produktet më jetike të popullatës, si rezultat i futjes nga tregu rajonal dhe botëror, si dhe të politikave jo stimuluese nga ana e qeverisë po njeh rënie të sipërfaqes së kultivuar nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në tre vitet e fundit sipërfaqja e mbjellë ka njohur vetëm rënie. Në vitin 2022 në Lushnje janë mbjellë 8800 hektarë me grure, në vitin 2023 4700 hektarë dhe këtë vit 3400 hektarë.

Kultivuesit e kulturës së grurit e kanë humbur interesin pasi sipas tyre shkaku kryesor është rënia e çmimit të grumbullimit ku aktualisht prodhimi i ri po merret nga pikat e grumbullimit me 23 deri 25 lekë për kilogram. Me këtë çmim fermerët deklarojnë se janë shumë nën koston e prodhimit dhe janë të detyruar t’a mbajnë nën ruajtje pasi nuk kanë asnjë lloj interesi financiar.

Mekanizatorët kanë problemet e tyre që janë të detyruar të korrin me çmime të larta për shkak të vlerave në rritje të karburanteve dhe pjesëve të këmbimit për agregatët e tyre.

Tregu vendas dominohet nga drithi që vjen nga eksporti me çmim më të ulët Sada prodhimi vendas dhe konsumatori është i detyruar që të gjitha nevojat për drith dhe nënproduktet e tij mielli e buka deri tek prodhimet e pastiçerisë të përdoret drithë eksporti i cili është me më pak vlera ushqyese pasi përmban 8.5 % gluten ndërkohë që gruri shqiptar ka mbi 12% gluten dhe proteina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds