Prej disa ditësh segmenti rrugor nga stacioni i trenit deri në kryqëzimin e gjimnazit 18 Tetori është në proces rikonstruksioni. Janë gërryer nga makineritë e rënda të dyja kahet e lëvizjes nga stacioni deri tek Ypsiloni dhe vijon puna për gërryerjen e segmentit nga Ypsiloni e deri tek kryqëzimi i gjimnazit.
Nëse puna për gërryerjen e asfaltit në segmentin nga stacjoni i trenit deri tek Ypsiloni ka vijuar normalisht, pjesës së mbetur nga Ypsiloni e deri tek kryqëzimi i gjimnazit ka qenë problem. Së pari nga reshjet e shiut dy ditët e fundit, por një tjetër problem sipas drejtuesve të punimeve kanë qenë dhe parkimet e automjeteve. Qytetarët kanë parkuar mjetet ndonëse punimet kanë pasur sinjalizues.
Po sipas drejtuesve të punimeve me përfundimin të gërryerjes së pjesës së mbetur do të nisë dhe asfaltimi i këtyre segmenteve rrugore në qytet.Fakti se kjo zonë është tepër e frekuentuar edhe për shkak të bizneseve të shumta në afërsi të qendrës së qytetit është nevojë që të mos vonohen punimet për asnjë arsye siç janë dhe parkimet e mjeteve në pjesën ku po punohet.
Ky investim për përmirësimin e infrastruktures rrugore qytetare në Lushnjë është i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit pas projektit fitues të përcjellë nga bashkia e Lushnjes.