Rruga “Lasgush Poradeci”, në lagjen “18 Tetori” po vazhdon transformimin. Kompania që po ndërton rrugën ka vijuar punën me hedhjen e shtresës së dytë të asfaltit në segmentin e dytë. Rruga është ndarë në dy segmente. Ndërkohë paralelisht vijon puna edhe për segmentin e parë që është pjesë e rikualifikimit të përroit, kurse segmenti i dytë  është investim i Bashkisë dhe ka dalje në rrugën kombëtare, duke ndihmuar së tepërmi banorët e zonës. Siç duket nga pamjet, shtresa e dytë asfaltike është hedhur deri në autostradë. Gjithashtu në segmentin e dytë të rrugës “Lasgush Poradeci” janë shtrirë kanalizimet dhe është realizuar hapja e rrugës. Avllitë e shtëpive janë parashikuar që të bëhen njëlloj si tek segmenti i parë tek përroi, gjysmë metri me beton dhe pjesa tjetër me kangjella dhe po vazhdon puna për trotuarin dhe pistën e biçikletave. Puna që është nisur në segmentin e parë të rrugës do të vazhdoj në segmentin e dytë deri në autostradë. Ky segment shtesë për qytetin e Lushnjës me dalje në autostradë ndihmon qarkullimin e automjeteve dhe shmang trafikun. Gjithashtu rrugët e lagjeve do të rikonstruktohen, pasi firma e ndërtimit do t’ua bëj dhuratë banorëve. Për kontrollin e investimeve në Bashki është ngritur edhe një grup monitorimi me inxhinier përveç supervizorit, për të parë cilësinë e punimeve dhe për të ndërhyrë nëse ka devijime nga projekti origjinal.  

Rruga “Lasgush Poradeci”, vijon të jetë një kantier ndërtimi, pasi asnjë metër e saj nuk është ndërtuar përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *