Nuk ka të ndalur agresiviteti i kompanive të naftës të cilët shfrytëzojnë rastin për të derdhur mbetje hidrokarbure në lumin Gjanica , sa herë që ka reshje shiu. Ditën e sotme pamja e lumit që përshkon qytetin është dëshpëruese ndërsa aroma e rëndë teje mbytëse. Kjo situatë shumëvjecare duhet të marrë fund thonë qytetarët tejet të indinjuar teksa u bëjnë apel institucioneve të zgjohen nga përgjumja.

Problemi është i zgjidhshëm thotë ambientalisti Qani Rredhi teksa thekson se gjobat e papërfillshme nuk ndikojnë aspak në zgjidhjen e situatës, por duhet të shkohet deri në pezullim të aktivitetit.

Pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme për ndotjen alarmante të lumit, situata jo vetëm që nuk njeh përmirësim, por përkundrazi përkeqësohet.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds