Vazhdojnë me ritme intensive punimet peë rikonstruksionin total të përroit që kalon përmes qytetit të Lushjës.

Do të mbeten edhe pak kohë që legjenda e përroit të marrë fund dhe ky mjedis të kthehet në një transmetues kulture dhe clodhjeje për qytetarët.

Tv 4 plus vëzhgoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në pjesën lindore të urës së përroit, pasi sic kemi informuar dhe më parë, pjesa perëndimore është në përfundim e sipër.

Ndërrmarja përkatëse ka përqendruar të gjitha mjetet dhe forcat e punës për të kurorëzuar me sukses dhe brenda afatit të gjithë projektin e përroit.

Nga drejtuesit e mjeteve motorike po punohet pa pushim për sistemimin e rrugës në të dyja anët e përroit me qëllim që të krijohet bazamenti i duhur për asfaltimin e mëtejshëm dhe elementet e tjerë plotësues që kërkon një rrugë e parametrave bashkohore.

Në të dyja anët e përroit do të ketë vende çlodhjeje , do të shtohet sipërfaqja e gjelbëruar si dhe do të ketë ndriçim cilësor përgjatë krejt segmentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *