Vijon puna për rehabilitimin e përroit prej 2 km  që kalon në 4 lagje të qytetit.

Punimet kanë filluar në 29.08.2022  me fazën e parë të punimeve që përfshinte pastrimin e mbeturinave dhe kallamave në të gjithë gjatësinë e tij tashmë ka përfunduar.

Aktualisht në fazën e dytë po punohet në segmentin sipër Urës së Përroit pas Komisariatit të Policisë.

Pjesët anësore të përroit të cilat do bëhen trotuare për kombesorët dhe korsi biçikletash janë mbushur me gurë, ndërsa pjesët anësore të brendshme të tij jane duke u veshur me beton, gjithashtu  duke përfituar nga nxehtësia e verës që thau ujin e përroi, pjesa e poshtme e tij është shtruar me beton.

Kompania që po realizon projektin e projektuar nga Bashkia Lushnjë po punon pa ndaluar asnjë ditë që të arrij në kohën e caktuar, 29.102023 përfundimin e punimeve.

Projekti për rehabilitimin e përroit prej 2 km përfshin punimet e pastrimit, prishje beton ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.

Financuesi I projektit është Qeveria Shqiptare dhe vlera e kontratës 273 milion 885424 leke me tvsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *