Sinjalistika horizontale dhe vertikale per çdo qytet, ka nje rendesi te posacme pasi jo vetem disiplinon qarkullimin normal te automjeteve, por ndihmon edhe qytetaret per nje kalim te kontrolluar e te sigurt nga njera ane e rruges, ne tjetren.
-nderkohe qe semaforet ne cdo kryqezim kane dale jashte perdorimit, vijat e bardha mbeten te vetmet elemente te sinjalistikes ne funksion te levizjes se qytetareve.
-ne rruget kryesore brenda qytetit te lushnjes ka vazhdimisht nje fluks automjetesh ne rritje te cilat pa nje sinjalistike te qarte e te dukshme mund te beheshin rrezik per drejtuesit dhe vet qytetaret.
-televizioni kater plus e ka trajtuar zbehjen deri ne zhdukje te gjurmeve te vijave te bardha ne disa segmente rrugore dhe eshte mire qe keto dite eshte vene dore dhe ne cdo pjese te domosdoshme, vijat e bardha jane realizuar duke ndihmuar keshtu per nje levizje normale te automjeteve dhe te qytetareve.
-ndermarrja perkatese gjithashtu ka shtuar vendet e domosdoshme me vija te bardha si tek kthesa e policise ashtu dhe tek poliklinika
-drejtuesit e automjeteve jane koshient se, sapo qytetari shkel mbi vijat e bardha, si ne cdo vend te civilizuar,automjeti duhet te ndaloje,pasi levizja e qytetarit merr perparesi, por tek ne kjo gje nuk eshte bere praktike e perditshme.
-sic vihet re edhe nga pamjet e filmuara sot nga operatori yne,qytetari duhet te prese qe te kalojne disa automjete, e pastaj te niset, nderkohe qe kalimi mbi vijat e bardha eshte detyrim i bazuar ne ligj dhe qe gjithashtu kerkon ndergjegjesim qytetar.
-sigurisht edhe nje kontroll me rigoroz i punonjesve te policise do te shpejtonte qe ky rregull te behet i zbatueshem per te gjithe qytetaret dhe drejtuesit e automjeteve ne nje kohe sa me te shpejte.
