Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident rrugor në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”, specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të drejtuesit të motomjetit që doli nga rruga, shtetasit R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në fshatin Baltëz, sepse nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. Sh., 63 vjeçe, banuese në fshatin Ngjeqar, pasi ka bërë deklarim të rremë, duke pretenduar se është kanosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds