Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 69 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnjë pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një objekt, në tokën në pronësi të nënës së tij.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka marrë me qira, 2 automjete, në një biznes, por nuk ka bërë pagesën dhe nuk i ka kthyer automjetet, sipas marrëveshjes. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, edhe për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në fshatin Frakull, pasi dyshohet se ka blerë njërin nga këto automjete. Automjeti tjetër i marrë me qira nga shtetasi J. Sh. është gjetur i braktisur në Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. P., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përvetsuar një shumë parash nga një shtetas, duke e mashtruar atë.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. V., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, foto të një 38-vjeçari dhe të familjarëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka tentuar t’i vjedhë çantën, një shtetaseje 25 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds